-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sanksionet, Kosova dhe BE nuk gjejnë dakordësi

Kryesoret

Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, sipas propozimit të Bashkimit Evropian, por thekson se aneksi për zbatimin e saj duhet të jetë “në mënyrë të fragmentuar dhe të balancuar”.

Kështu e komenton qeveria e Kosovës, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, qëndrimin e BE-së duke thënë se për heqjen e masave ndëshkuese krahas hapave të mëtejshëm drejt shtensionimit të situatës në veri është “me rëndësi thelbësore” zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe aneksit të zbatimit të tij.

“Kjo përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë,” tha zëdhënësi i BE, Peter Stano.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve sipas propozimit të BE-së, është arritur në fund të shkurtit, ndërsa për aneksin e zbatimit të saj, palët u dakorduan në mars. Kjo marrëveshje parasheh zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, marrëveshja ra në plan të dytë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, në fund të majit.

Në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe, tensionet u ngritën pasi kryetarët shqiptarë, me ndihmën e policisë, hynë në ndërtesat komunale në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me pjesëtarët e misionit ushtarak paqeruajtës të NATO-s, në Zveçan ku u plagosën rreth 90 ushtarë të KFOR-it, si dhe dhjetëra serbë që morën pjesë në përleshje. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit