Kur dha dorëheqjen si kryeministre e Finlandës disa muaj më parë, Sanna Marin tha se do të donte të kishte një jetë më të qetë.
Tashmë pas divorcit, Sanna Marin është beqare dhe kjo për të do të thotë më shumë party, por kësaj here pa u penduar duke qenë dhe larg politikës.
Së fundmi, Marin ka zbuluar se është duke u argëtuar me miqtë e saj në Festivalin Flow, një festival muzikor treditor në Helsinki.
Ish-liderja më e re në histori ka shpërndarë shumë foto të saj, në të cilat duket se po shijon jetën pa përgjegjësi dhe detyrime politike.Ajo ka thënë se ky është pushimi i saj i parë pas shumë kohësh.
“Këtë verë bëra një pushim të rregullt veror për herë të parë pas pak kohësh. Përfshirë ndër të tjera, të qenit e zënë me vajzën, Emën, sportin, miqtë, ushqimin e mirë dhe udhëtime të paharrueshme,” ka shkruar Marin në një nga postimet e saj në Instagram.