Në natën finale të “Big Brother VIP Albania 2”, Luizi dhe Kiara u celebruan para kamerave dhe dasma u përfol gjatë.
Fill pas Luizit vendosi të bënte dasmë edhe ish-partnerja e tij, Megi Topalli, megjithëse ajo kishte vite me bashkëshortin, me të cilin ka edhe dy fëmijë.
Kjo nuk i shpëtoi publikut dhe as komentuesve në videon live të Luiz Ejllit, të cilin e pyetën:
“Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”
Luizi iu përgjigj:
“Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”