Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar për 5 vjedhje të ndryshme, 3 prej tyre të kryera me dhunë. I arrestuari është 40-vjeçari Ardit Shehu.
Gjithashtu, në pranga u vendos edhe një 41-vjeçar që përvetësoi sendet e vjedhura nga 40-vjeçari. Sekuestrohen një varëse dhe një aparat celular, të dyshuar të vjedhur.
Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se Shehu gjatë muajit gusht ka kryer 5 vjedhje të ndryshme, 3 prej të cilave me dhunë, konkretisht:
- Më datë 02.08.2023, ka vjedhur sende personale në një automjet, në rrugën “Ali Demi”;
-
Më datë 10.08.2023, i ka vjedhur me dhunë çantën një shtetaseje, në rrugën “Ali Demi”;
-
Më datë 11.08.2023, ka vjedhur një ekran (monitor) në një biznes, në Rrugën e Elbasanit;
-
Më datë 16.08.2023, i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje, në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i ka vjedhur me dhunë aparatin celular një shtetasi, në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë dokumentimit të plotë ligjor të vjedhjeve të kryera nga 40-vjeçari, ka rezultuar se sendet e vjedhura prej tij i përvetësonte Ramadan Palushi, i cili i shiste në dyqanin e tij.