Një zjarr i madh ka rënë në Aleksandropolis mes vendbanimeve Agnantia dhe Anthia në Greqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, zjarrfikëset po bëjnë një betejë të madhe për të shuar flakët.
Sipas informacioneve, zjarri në Aetochori dhe fshatin Pefkë ka mbërritur në banesat e para ku janë shkaktuar dëme materiale si në shtëpi ashtu edhe në makina.
Sipas kryetarit të Dhomës së Evros, Christodoulos Topsidis, dëme nga zjarri i madh kanë pësuar edhe bizneset.
Mësohet se deri më tani janë evakuar 8 vendbanime, për të shmangur pasojat në jetë njerëzore.