-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punëtori fatkeq vdiq sapo nisi punën në mëngjes! Tre të arrestuar

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar për aksidentin me vdekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm në punë në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit, ku humbi jetën një punëtor indian. Janë arrestuar dy indianë dhe përgjegjësi teknik, shqiptar. Dy të tjerë janë vënë nën hetim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

-Andi Bajrami, 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

-I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.

Mëngjes tragjik në Elbasan! Erdhi për të punuar, por vdiq

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit