Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me një të plagosur rëndë që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Pogradec – Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot ku një 58 vjeçar nga fshati Zvirinë është goditur nga një mjet që vinte nga Pogradeci ne drejtim te Maliqit.
Sipas policisë rrugore 58 vjeçari në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar nga krahu i djathtë i rrugës nacionale në krahun tjetër.
58 vjecari mësohet të ketë qenë duke punuar deri në ato momente, duke vaditur ndërkohë që po shkonte në një rrugë të shkurtër drejt fshatit të tij, por duket se kalimi i ka sjellë edhe plagosjen e rëndë.