-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja e “sterilizimit”, Beqaj: Nuk kam miqësi me biznesmenët e koncensionit

Kryesoret

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi sot se me dy biznesmenët e koncensionit të sterilizimeve spitalore, për të cilin SPAK po zhvillon hetime, nuk ka patur miqësi të veçantë, por i ka njohur vetëm si ministër dhe në zbatim të detyrave shtetërore.

Beqaj i publikoi komentet e tij përmes Facebookut, dy ditë pasi Gjykata e Posaçme orientoi SPAK-un, që të shtrijë hetimet edhe mbi përgjegjësitë e tij si ministër gjatë procedurave të koncensionit.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, janë në arrest me burg për këtë aferë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, mohoi të ketë patur ndonjë miqësi të veçantë me dy biznesmenët Rrapaj dhe Staccini, një bashkim operatorësh që fitoi 8 vjet më parë koncensionin e sterilizimeve spitalore prej 100 milionë dollarë në 10 vjet, për të cilat po heton Prokuroria e Posaçme dhe ka kryer disa arrestime nën akuza për mashtrim, faksifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Në një reagim përmes Facebook, ish-ministri Beqaj, deklaroi se Rrapajn dhe Staccinin i ka njohur pasi është bërë ministër dhe në zbatim të detyrës si anëtar i qeverisë.

Ai madje theksoi se administratorin Admir Daci të kompanisë koncensionare SaniService, një bashkim i kompanive që përfaqësonin Rrapaj dhe Staccini, e njohu vetëm ditën që ka firmosur kontratën.

“Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me sipërmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam firmosur kontrata me ta. Të udhëtosh nga Tirana në Romë apo në Vienë është gjëja më normale, e nëse rastis që në këto fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë e bashkëpunëtorë, kjo nuk besoj se është indicie për fajësi,” shtoi ish-ministri Beqaj. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit