-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati për t’u mahnitur? Ja në cilin vend ndodhet kështjella më e madhe e kryqëzatave

Kryesoret

Kështjella madhështore e kalorësve kryqtarë u ndërtua në shekujt e 12-të dhe 13-të dhe ndodhet në Siri.

Ajo është ndërtuar në majë të kodrës, në vendin ku më herët ka qenë kështjella myslimane. Emri i kështjellës përkthehet si kështjella e kalorësve ose pallati i mbretërve, sot njihet si kështjella siriane Krak des Chevaliers.

Në kulmin e fuqisë së saj, kështjella mbrohej nga rreth 2.000 burra dhe ishte e banuar nga kalorës kryqtarë që po përpiqeshin të pushtonin Tokën e Shenjtë. Kjo është kështjella më e madhe e kryqëzatave në botë.

Krak des Chevaliers në Siri është e rrethuar nga dy unaza muresh, të cilat e kanë bërë më të lehtë për popullsinë e saj mbrojtjen nga armiku. Muret e jashtme të kështjellës janë rreth tri metra të trashë dhe mbi to ka 13 kulla vrojtimi.

Në kapelën e kështjellës mund të shihen afreske të vërteta mesjetare dhe art kryqtar. Ky është një vend i paçmuar në botë ku mund të ndjeni praninë e kalorësve të kryqëzatave dhe kohën e tyre, por sot kalaja historike në Siri është në një gjendje mjaft të keqe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit