Një 44-vjeçar me inicialet A. F., është shoqëruar nga policia në Tiranë, pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë të cilët kanë qenë duke vendosur gjoba për parkime të gabuara në Bulevardin Zogu I.
Mësohet se 44-vjeçari i ka kundërshtuar për të mos vendosur masa administrative përballë biznesit të tij.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.