Policia gjatë një megaoperacioni të zhvilluar 72 orët të fundit në malësinë e Krujës, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë ka bërë të mundur asgjësimin e 24 220 bimë narkotike cannabis sativa.
Po gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Arst, Pukë u gjetën dhe sekuestruan 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve.
Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim autori i dyshuar me incicialet N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst.
Në qarkun Shkodër u asgjësuan në total 15 338 bimë narkotike dhe u shpall në kërkim 52-vjeçari me inicialet P. D.
Në malësinë e Krujës u asgjësuan 4630 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.
Në qarkun Lezhë u asgjësuan në total 4000 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në disa fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.
Në zona malore të rrethit të Tropojës u asgjësuan 252 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkisë Tropojë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e kësaj veprimtarie kriminale.