Një shpërthim është regjistruar në një banesë në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar plagosjen e një personi.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor për plagët e marra. Gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur.
Deri më tani nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e shpërthimit, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit, si dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo të lënduar.









