Gjykata Penale e Tiranës ka caktua masën “arrest në burg” me qëllim ekstradimin për n28-vjeçarin polak i cili u arrestua disa ditë më parë në Tiranë.
Polaku u arrestua pasi akuzohet për tentativë vrasje në Poloni. Dominik Orloëski kërkoi që të mos ekstradohet, pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta.
Orloëski më 10 mars të këtij viti në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një mjeti për t’i vrarë dy persona. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.
Ai rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.