-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen makinat në Sarandë, në gjendje të rënduar një grua

Kryesoret

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, pranë fshatit Shelegar ku për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Tushën është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues 34-vjeçarin Eltjon Çela.

Të plagosur kanë mbetur pasagjerja e Benz-it, 63-vjeçarja Adife Tusha dhe drejtuesi i mjetit tjetër, 34-vjeçari Çela të cilët po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake gjendja e Eltjon Çelës është e mirë ndërsa  63-vjeçarja Tusha është më rëndë.

Ndërkohe policia ka nisur hetimet për ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit