Të paktën 18 persona kanë ndërruar jetë dhe 17 të tjerë janë lënduar në Pakistan, pasi autobusi i tyre u përplas me një kamion dhe mori flakë, thanë autoritetet vendore.
Autobusi u përplas me një kamion të parkuar në skaj të një autostrade në provincën lindore, Punjab, në orët e hershme të mëngjesit së 20 gushtit.
“Të paktën 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në aksident,” tha Zaigham Ali, zyrtar i policisë lokale.
Autobusi transportonte 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad.
“Autobusi i pafat… u përplas me një kampion të vogël që ishte i mbushur me tri rezervuare të vogla karburant rreth orës 04:30,” tha shefi i Policisë në Punja, Fahad Ahmad.
“Kamioni dhe autobusi morën flakë menjëherë dhe shoferi i kamionit vdiq në vend,” shtoi ai.
Ai tha se 17 persona u lënduan rëndë dhe u dërguan ne spital. Druhet se numri i viktimave do të rritet për shkak të gjendjes së rëndë të të lënduarve.
Aksidentet fatale rrugore janë të zakonshme në Pakistan, ku rregullat e trafikut respektohet rrallëherë dhe rrugët në shumë zona rurale janë në gjendje të keqe.
Më shumë se 40 persona humbën jetën në janar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua dhe u përfshi nga flakët në provincën jugore të Pakistanit, Balochistan. /REL