Policia ka ndërhyrë ditën e sotme për ndihmë në dy raste ku 4 persona kanë rrezikuar që të mbyteshin në det. Në rastin e parë u shpëtua një turist austriak, ndërsa në rastin e dytë u shpëtuan 3 pushes nga Kosova.
Të dyja rastet mësohet se janë regjistruar në Shëngjin se pari me turistin austriak i cili duke ushtruar surf, ishte spostuar në thellësi nga era e fortë dhe kërkonte ndihmë pasi rrezikonte të mbytej.
Po ashtu tre pushuesit nga Kosova, duke lundruar me pedalon, era i kishte shtyrë në thellësi dhe për shkak të dallgëve rrezikonin të mbyteshin.
Të katërt personat tashmë mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.