-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidentohet me makinë këngëtarja shqiptare me famë botërore!

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare e njohur në shumë shtete të botës, Enisa, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale eksperiencën më të frikshme të jetës së saj.

Ajo është aksidentuar me makinë dhe ka rrezikuar seriozisht jetën nga përplasja. Enisa nuk ka nguruar të ndajë pamje të aksidentit në rrjete sociale, teksa shkruan për ndjekësit:

“Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh.”

Këngëtarja me anë të dy fotove u ka shpjeguar fansave të saj atë çfarë i ndodhi teksa duket se e ka përjetuar mjaft rëndë, dhe shton se nuk ia uron këtë gjë as armikut të saj më të keq. Mesa duket aksidenti ka ndodhur në Podgoricë, pasi kujtojmë se familja e Enisës janë shqiptarë të trevave të mbetura në Mal të Zi.

“Postova 2 fotot që bëri kushëriri im, në njërën jam unë që as nuk e dija se e kishte bërë foton. Po e postoj që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Unë nuk postova të dy anët e makinës, ne u goditëm dy herë.

Makina tjetër që na goditi u shkatërrua. Nuk kam foto në ambulancë, ku isha e pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me një mbajtëse për qafën dhe unë duke u shtyrë në një karrige me rrota. Nuk ia uroj këtë përvojë as armikut tim më të keq. Pra, shikoni se çfarë thoni kur nuk dini asgjë,” ka shkruar Enisa në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENISA (@iamenisa)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit