Dua Lipa pas turneut të saj ka nisur pushimet e saj të cilat mund të themi me plot gojë që gjithë secili prej nesh do të donte të kishte një palë pushime të tilla.
Nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në Spanjë Dua Lipa për veç që po shijon suksesin në muzikë dhe pushimet e saj nuk harron të “bekojë” sytë e fansave.
Me postime të rregullta në Instagram ajo së fundmi ka ndarë momente të pushimeve në Ibiza ku duhet e mrekullueshme.
E veshur me fustan transparent baby blue dhe një palë taka argjend Dua bën një sfilatë përgjatë pishinës.
“Ritual në Ibiza,” shkruan Dua e cila u komentua me shumë dashuri nga fansat.