-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesioni i “Sterilizimit”! Berisha: Ftoj shqiptarët të ngrihen në protesta

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur javën duke qëndruar tek denoncimi për koncesionin e sterilizimit, që e cilëson vjedhjen e dytë të shekullit pas inceneratorëve.

E ndërsa akuzoi sërish Edi Ramën dhe Ilir Beqjan, drejtuesi i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta për të larguar qeverinë.

Nuk kurseu as SPAK-un, që tha se operon me “kontratën e falsifikuar dhe jo origjinale të koncesionit” edhe pse ajo sipas tij, është e depozituar në prokurorinë e Tiranës.

“Dje, Ilir Beqaj, me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu për vete dhe as për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, asnjë përgjegjësi apo faj për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin tetë zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 milionë euro dhe qindra jetë të humbura për shkak të saj.

Në deklaratën e tij, Beqaj, i shpëtuari i SKAP-it të partisë, u tha shqiptarëve se afera nuk është koncesion, por PPP dhe nuk është një e mirë që iu dha një privati për ta shfrytëzuar.

Ai u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij dhe duket se këtë gjë ka deklaruar edhe në SKAP-in e partisë dhe ky i fundit bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi si në rastin e Erion Veliajt, amnistinë e tij.

PD fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama” tha Berisha. Për këtë dosje janë arrestuar ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncesionin Ilir Rrapaj.

Po ngushtohet laku! Beqja sërish në pyetje për udhëtimet me fituesit e “Sterilizimit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit