-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke: Shqipëria, fëmija i përkëdhelur i aleatëve, Rama gaboi

Kryesoret

Në një analizë kushtuar rrjedhës që mori çështja e kandidatit të zgjedhur për kryetar bashkie të Himarës, Fredi Beleri, dhe ndikimit që kjo e fundit pata në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përditshmja greke “Kathimerini” e cilëson si aferë çështjen në fjalë që në titull.

Në artikull ndër të tjera cilësohet si gabim trajtimi i çështjes “Beleri” nga ana e Shqipërisë teksa shtohet se në një vorbull të tillë, kryeministri Rama gjen kohë të merret me Blair dhe Melonin.

“Rama ende beson se e ka futur palën greke në një qasje diplomatike të bllokuar për të gjithë çështjen. Ai jep përshtypjen se nuk frenohet nga kërcënimet e saj për ngrirjen e fondeve evropiane dhe përdorimin e vetos në procesin e pranimit të vendit të tij,” përshkruhet në artikull.

“Ai ndjen se aleatët perëndimorë e kanë vajosur fëmijën e tyre të përkëdhelur në brigjet lindore të Adriatikut, liderin që i vetëm mund të kontrollojë tendencat separatiste në harkun shqiptar të Ballkanit veçanërisht në Kosovë…,” cilëson artikulli.

Sipas asaj çka shkruhet në artikull, ardhja e Tony Blair dhe Giorgia Melonit në Shqipëri la në hije protestën për drejtësi në Himarë.

“Për më tepër, nuk kaloi pa u vënë re fakti se ndërkohë që mitingu po mbahej në Himarë, dhe Greqia po protestonte për aleatët e saj në NATO dhe BE për shkeljen e të drejtave të minoritetit, dy figura të politikës ndërkombëtare, i madhi Tony Blair dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kanë mbërritur për pushime në Shqipëri, të ftuar nga Rama.

Rama, një njeri i marrëdhënieve me publikun, i bëri publike vizitat, të cilat lanë në hije çështjen e Himarës,” shkruan e përditshmja greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit