-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në fizioterapi prej ditësh, dëmtimi i rrezikon Luiza Gegës pjesëmarrjen në Botërorin e Atletikës

Kryesoret

Kampionia shqiptare, Luiza Gega prej ditësh po bën të pamundurën për t’u rikuperuar pas dëmtimit që mori 10 ditë më parë në kofshë.

Që nga ai dëmtim Gega i është nënshtruar fizioterapisë me shpresën që të rikuperohet dhe të mos humbasë shansin për të marrë pjesën në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Ndonëse është prej 10 ditësh duke u rikuperuar koha sa vjen dhe po shkon drejt fundit pasi këtë të mërkurë, 23 gusht zhvillohet gjysmëfinalja e garës së 3,000 metrave me pengesa.

Ende nuk dihet nëse 34-vjeçarja do të jetë gati të garojë por shpresat nuk janë shuar të gjitha.
Nëse ajo ia del me sukses të rikuperohet dhe të marrë pjesë në garën e së mërkurës atëherë do të sigurojë një vend për në finalen e 27 gushtit në Budapest.

Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në vitin2022, ku u shpall kampione e Europës në Gjermani në garën e 3,000 metrave me pengesa.

Në garën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, kampionia shqiptare u rendit e pesta në botë.

Pas çdo paraqitje ajo ka si qëllim të përmirësojë paraqitjet e saj dhe të thyejë rekordet e saj vit pas viti duke e klasifikuar Shqipërinë në krye të renditjeve të atletikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit