-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ngushtohet laku! Beqja sërish në pyetje për udhëtimet me fituesit e “Sterilizimit”

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të merret sërish në pyetje nga SPAK-u për koncesionin e sterilizimit. Në dyert e prokurorisë së Posaçme do të pritet të mbërrijnë edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar hetimet.

Ilir Beqaj deklaroi dje se me dy biznesmenët e koncensionit të sterilizimeve spitalore, për të cilin SPAK po zhvillon hetime, nuk ka patur miqësi të veçantë, por i ka njohur vetëm si ministër dhe në zbatim të detyrave shtetërore. Ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë në arrest me burg për këtë aferë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, mohoi që të ketë patur ndonjë miqësi të veçantë me dy biznesmenët Ilir Rrapaj dhe Umberto Staccini, një bashkim operatorësh që fitoi 8 vjet më parë koncensionin e sterilizimeve spitalore prej 100 milionë dollarë në 10 vjet, për të cilat po heton Prokuroria e Posaçme SPAK dhe ka kryer disa arrestime nën akuza për mashtrim, faksifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

Në vendimin për këto 8 masa arresti, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka orientuar Prokurorinë e Posaçme SPAK që të hetojë mbi përgjegjësitë penale dhe shkeljet ligjore edhe për 6 persona të tjerë, ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, dhe për 4 komisionerë të prokurorimit publik.

Vendimi i GJKKO prej 348 fletëve thekson se provat e SPAK-ut, me të cilat janë në arrest me burg Rrapaj dhe Rrjepaj, evidentojnë shkelje ligjore edhe nga dy ish ministrat dhe 4 komisionerët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit