Në Sarandë është arrestuar në flagrancë një punonjës i policisë, Redjon Bello me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare.
Përveç tij janë vënë në pranga edhe bashkëpunëtori, të dy dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje, prodhim pa leje e armëve dhe municionit”.
Ata duke shfrytëzuar një lokal “Beach Bar” në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shisnin lëndë narkotike kanabis te persona të ndryshëm.
Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një arme zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lek.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës.