-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telashe për të miturit në Gjirokastër, pas konfliktit përballen me policinë

Kryesoret

Nga veprimet e fundit në qarkun e Gjirokastrës rezulton të jetë arrestuar një person dhe të jenë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre qytetarë të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht policia në Këlcyrë ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet A. S., banues në Tiranë, pasi nga veprimet hetimore të kryera për konfliktin e ndodhur më datë 19.08.2023, ka rezultuar se në bashkëpunim me 430vjeçarin me inicialet A. Th., teksa kanë goditur me sende të forta, një 55 vjeçar.

Ndërsa Policia në Tepelenë ka referuar materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 53-vjeçarin me inicialet S. D., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Dragot dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.

Kurse në Gjirokastër u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur, 16-vjeç dhe 15-vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “18 Shtatori”, kanë goditur me grusht një 17-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit