-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Uli duart…”! Rrethohet lokali, si u arrestua polici me “presh në dorë”? (VIDEO)

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Forcat e Posaçme Operacionale zhvilluan një aksion në një lokal veror në Sarandë ku arrestuan një punonjës policie dhe bashkëpunëtorin e tij të cilët shisnin lëndë narkotike tek turistët.

Në pranga ka rënë punonjësi i policisë Redjon Bello, efektiv në Komisariatin e Policisë Kufitare të Sarandës, si dhe bashkëpunëtori S.V.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës për të kamufluar veprimtarinë antiligjore, shpërndanin kanabis tek turistët duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë zjarri e llojit pistoletë së bashku me municion, pa leje.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 100 doza, një armë zjarri e tipit TT pa leje, dy aparate celulare, një automjet dhe një shumë monetare prej 555 euro, 20 pound dhe 20.000 lek.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Shfrytëzonin “Beach Barin” për shpërndarje kanabisi, arrestohet polici

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit