Është zbardhur dinamika e aksidentit në Këlcyrë ku mbetën të plagosur dy emigrantë me anë të një sqarim zyrtar nga policia e Gjirokastrës. Aty bëhet me dije se në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Mekami”, Këlcyrë, fugoni tip “Opel” (furgon), me drejtuesin me inicialet A. H., ka qenë në ndjekje nga vetë uniformat blu.
Në furgon dyshohej se personi në fjalë transportonte emigrantëve të paligjshëm dhe në momentin që po bëheshin tentativa për ta bllokuar, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohej me gjithë automjet dhe për pasojë ka goditur dy automjete të tjera.
Nga përplasja janë dëmtuar 2 emigrantë nga vendet e treta. Ndërsa gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur brenda 22 emigrantë të huaj nga vendet e treta.
Drejtuesi i mjeti së bashku me emigrantët janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa dy emigrantët e dëmtuar, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.