-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet vendbanimi më i vjetër në Europë në Lin të Pogradecit

Kryesoret

Arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën këtë vit materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë.

Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Në bregun shqiptar të liqenit të Ohrit, në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe zvicerianë kanë hedhur dritë këtë vit për një vendbanim të ri liqenor që vlerësohet si më i hershmi në Europë.

Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë.

Profesori i arkeologjisë nga Universiteti i Bernës në Zvicër, Albert Hafner është njëri nga bashkëdrejtuesit e misionit arkeologjik

Zoti Hafner thotë se “vendbanimi është disa qindra vjet më i vjetër se vendet e njohura më parë të banimit të liqeneve në rajonet e Mesdheut dhe Alpine”.

“Në njohuritë tona, është më i vjetri në Evropë,” i tha zoti Hafner agjencisë së lajmeve AFP.

Për akeologun shqiptar Adrian Anastasi që prej shumë vitesh është marrë me këto kërkime dhe ka bashkëdrejtuar misonin e sivjetshëm arkeologjik vendbanimi është mjaft kompleks.

“Zgjedhja e këtyre njerëzve, e këtij komuniteti, për të ndërtuar me pilota është një ndërtim më kompleks, më i ndërlikuar, më i vështirë i cili duhet shpjeguar se përse këta njerëz zgjidhën këtë lloj arkitekture”, thotë ai.

Prof. Ilir Gjipali, arkeologu shqiptar në fushën e Prehistorisë, i cili i është bashkëngjitur ekipit i tha Zërit të Amerikës se analizat kanë dëshmuar se vendbanimi është më i vjetri në Europë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit