Eurodeputetja, Viola von Cramon nëpërmjet një reagimi në platformën “X” tha se takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin serb Aleksandar Vuçiç mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje të caktuar.
Sipas asaj që shkruan Cramon, kjo marrëveshje mund të ketë lidhje ofrimin e armëve nga Serbia në këmbim që Ukraina të vazhdojë të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ekzaktësisht: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiç ra dakord të takohet me Volodymyr Zelensky-n për të ushtruar presion mbi Ukrainën: armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky e kupton se çfarë rreziku politik mund të sjell një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës,” shkroi von Cramon.
Ajo shpërndau edhe postimin e deputetit ukrainas, Oleksiy Goncharenko i cili më herët tha se Ukraina s’duhet të bëjë kompromis me parimet e saj dhe se duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Zelensky është takuar sot me Vuçiqin në Athinë në kuadër të një darkë joformale që e ka organizuar kryeministri grek.
Exactly: very likely that @avucic agreed 2meet with @ZelenskyyUa to mainly put pressure on 🇺🇦: weapons for non-recognition of Kosovo.
I do hope that @ZelenskyyUa understands which political risk might such a deal entail. 🇽🇰 independence & stability are also in 🇺🇦 interest https://t.co/Gxa7AqazGR— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) August 22, 2023
Takimi Zelensky-Vuçiç, deputeti ukrainas: Të njohim Kosovën, Serbia aleate e Rusisë
Zelensky: Me Vuçiç folëm për respektimin dhe paprekshmërinë e kufijve