-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dridhet” politika me bosët! Vijnë nga SHBA 32 hetuesit që përgatiti FBI-ja

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se 32 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorëve të Posaçëm u trajnuan nga FBI në SHBA për çështje kritike të hetimit dhe tani janë gati për të vijuar punën në Tiranë kundër krimit dhe korrupsionit. Fokusi i SPAK-ut dhe BKH-së janë zyrtarët e lartë dhe bosët e krimit të organizuar.

Urime 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorëve të Posaçëm të cilët u kthyen së fundmi nga Uashington DC dhe Akademia e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Kuantiko, Virxhinia ku përfunduan një vizitë studimore dhe morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit.

Grupi vizitoi gjithashtu Departamentin e Drejtësisë së SHBA dhe Qendrën e Bashkërendimit dhe Analizës (Fusion) në Maryland, Departamentin e Policisë në Baltimore dhe Administratën e SHBA kundër Narkotikëve (DEA).

Bisedime të dobishme për të dyja palët u kryen për çështje kritike si shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, bashkëpunimi i ndërsjellë ligjor, korrupsioni publik, organizatat transnacionale kriminale dhe të trafikut të drogës, të arratisurit ndërkombëtarë, marrëdhëniet me mediat, asetet virtuale dhe analizat financiare në hetime komplekse, udhëheqja, negociatat e krizave, shëndetësia dhe mirëqenia, eksplozivët dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.

Programi është pjesë e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) i drejtuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA me financim nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit të SHBA (INL)” mbyllet postimi i selisë diplomatike të Amerikës në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit