-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi nga zjarret në Greqi, gjenden trupat e djegur të 18 emigrantëve në pyll

Kryesoret

Një tragjedi është regjistruar në pyllin Dadias në Greqi i cili digjet që prej ditës së djeshme, pasi mësohet se janë gjetur 18 trupa të karbonizuar emigrantësh, të dyshuar deri më tani si të paligjshëm.

Viktimat janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Në një inspektim në vend nga zjarrfikësit në zonën më të gjerë të Avandës, 18 persona u gjetën pranë një grope zjarri. 

Duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim të zhdukjes, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend.

Tashmë grupi i identifikimit të viktimave të fatkeqësisë është aktivizuar nga komisariati grek. Po vijojnë hetimet në të gjithë zonën ku ka rënë zjarri dhe po vazhdojnë,” tha Yiannis Artopioros, përfaqësues i Departamentit të Zjarrfikësve.

Zjarri  në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë mesditën e djeshme dhe forcat zjarrfikëse kanë tentuar ta vënë nën kontroll, por pa ia arritur.

Greqia vazhdon luftën me zjarret, 2 viktima

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit