Policia e Krujës ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet I. K., në fshatin Mafsheq pasi kishe vjedhur me dhunë në një banesë në vitin 2022 dhe ishte në kërkim.
32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjollë të Milot.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe 49-vjeçari me inicialet P. Ç., banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.