-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohet lirimi i saj deri të premten, e kujt është ndërtesa komunale në Mitrovicë të Veriut?

Kryesoret

Një ndërtesë në Lagjen multietnike të Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut u bë të martën shkak i mosmarrëveshjeve mes autoriteteve lokale dhe Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Inspektorati komunal pretendon se disa institucione të Serbisë, të cilat e shfrytëzojnë këtë objekt si hapësirë pune, nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe ka kërkuar që objekti të lirohet deri të premten.

Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, thotë se autoritetet shqiptare “duan të na i marrin hapësirat tona”.

Në këtë, komuna përgjigjet: “Po e shfrytëzojnë objektin pa dokumente”.

Çfarë thonë nga komuna?

Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh.

Aty thuhet se inspektoratit nuk i janë dhënë dokumente në bazë të të cilave institucionet e Serbisë e shfrytëzojnë objektin komunal, ndonëse zyrtarët serbë, siç thuhet, kanë qenë të informuar paraprakisht se duhet të përgatisin dhe të paraqesin dokumente për shfrytëzimin e këtij objekti.

Nga zyra e kryetarit të komunës i thanë Radios Evropa e Lirë se objekti në fjalë është në pronësi të komunës dhe se ata që e shfrytëzojnë atë, janë të obliguar t’i tregojnë dokumentet për shfrytëzim.

Nga komuna, po ashtu, thanë se Simiç i ka pritur zyrtarët komunalë dhe u ka thënë se nuk ka asnjë dokument për objektin që shfrytëzojnë institucionet e Serbisë dhe se nuk e di se në pronësinë e kujt është.

Çfarë lidhjesh ka Lista Serbe me objektin e diskutueshëm?

Simiç ka qenë zyrtar i Listës Serbe që nga themelimi i saj në vitin 2013, ndërsa para saj ka marrë pjesë edhe në institucionet e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit