“Ukraina mund të zhduket si shtet pas konfliktit në vazhdim”. Kështu deklaron zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, në një artikull të botuar në faqen e internetit aif.ru me rastin e 15 vjetorit të pushtimit të Osetisë së Jugut nga Gjeorgjia dhe Rusia.
“Tashmë është e qartë se si do të përfundojë: Kievi do të pësojë një disfatë të turpshme, ashtu si agresorët gjeorgjianë. Shteti ukrainas, i krijuar artificialisht në rrënojat e Bashkimit Sovjetik, ndoshta do të zhduket nga harta politike e botës“, thotë Medvedev .
Në të njëjtin artikull, Medvedev argumenton se Moska u detyrua të nisë “operacionin e saj ushtarak” kundër Ukrainës për të parandaluar agresionin nga Perëndimi dhe autoritetet e Kievit.
“Dihet se si Perëndimi dhe kukullat e tij në Kiev vepruan në situatën e Donbasit. Ishte e njëjta hipokrizi, të njëjtat hile dhe e njëjta axhendë e fshehtë.
Përgatitjet po vazhdonin gradualisht në të gjitha pistat e mundshme për një akt agresioni në shkallë të gjerë kundër Rusisë”, shkroi Medvedev.
Ish-presidenti rus më pas nënvizoi se për sa i përket situatës në Ukrainë, “një përfundim fatal u shmang vetëm me forcë, sepse bisedimet kishin humbur çdo kuptim” tha ai.