-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllën emigrantët e paligjshëm në rimorkio, arrestohet një shqiptar dhe dy grekë

Kryesoret

Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar në shtetin fqinj pasi një ditë më parë mbyllën në rimorkion e një makine disa emigrantë të paligjshëm në zonën e Aleksandropolit.

Pronari shqiptar i mjetit ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Ai ka shkuar deri aty sa i akuzon ata se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin,” thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit