-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshja me hunj e shkopa bejsbolli në Kavajë, reagon policia: Ja kush janë autorët!

Kryesoret

Policia e Kavajës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në këtë qytet ku disa të rinj janë përleshur mes tyre, ndërsa është dhunuar me sende të forta një 49-vjeçar.

Sipas bluve të qytetit, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, përkatësisht D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti.

Përplasje e dhunshme fizike me shkopa bejsbolli mes dy grupeve në Kavajë, ka të plagosur (EMRI)

“Kavajë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç,  janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e  dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kavajës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit