Që prej ditës së djeshme forcat zjarrfikëse, ushtria dhe autoritete të tjera janë angazhuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një masiv pyjorë prej 93.7 hektarësh në zonën pranë Kishës së Laçit.
Deri më tani mësohet se kemi të bëjmë me një zjarr të vënë qëllimisht dhe se autori është arrestuar.
Gjatë gjithë natës është punuar për izolimin e vatrave të zjarrit pranë Kishës.
Ndërkohë disa vatra të tjera mësohet se janë shfaqur pranë ish-repartit të tankeve teksa po punohet për mbajtjen nën kontroll të tyre, ndërsa nuk ka rrezik për banesa aty pranë.