-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: E vështirë të verifikohet nëse kreu i Wagner humbi jetën në rrëzimin e avionit

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme u përhap në të gjitha mediat ndërkombëtare por edhe në vendin tonë lajmi i vdekjes së kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Rrëzimi i avionit ishte fatal pasi humbën jetën jetën 10 persona në bord ndërsa dyshohet se mes tyre ka qenë edhe kreu i Wagner.

Po mbrëmjen e djeshme u konfirmua se ishte gjetur trupi i pajetë i tij ndërsa ditën e  sotme ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.

Në reagimin e tij zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano u shpreh se është e vështirë të verifikohet nëse Prigozhin të jetë vrarë në aksidentin e avionit i cili u rrëzua mbrëmë.

“Ne kemi parë raportin në lidhje me rrëzimin e avionit që dyshohet se vrau Yevgeny Prigozhin, shefin e grupit Wagner, së bashku me anëtarët e rrethimit të tij dhe anëtarët e ekuipazhit,” tha Peter Stano në konferencë për shtyp sot.

Ai më tej shtoi se si shumë gjëra të tjera në Rusi ngjarja është shumë e vështirë për t’u verifikuar prandaj kanë vendosur të mos e komentojnë.

Stano tha se veprimet negative të Prigozhin dhe grupit Wagner janë gjerësisht të njohura, duke treguar për përfshirjen e tij në luftën e Ukrainës dhe operacionet e tij në vendet afrikane.

Ai shtoi se BE shpreson se “ndikimi negativ” i operacioneve të Wagner do të pushojë, blloku është i vetëdijshëm se grupi mercenar nuk është i lidhur vetëm me emrin e udhëheqësit të tij.

Zëdhënësi i BE-së tha se përkatësia e grupit me Kremlinin është një nga disa “çështje komplekse”, ndërsa theksoi gjithashtu se nuk i takon BE-së që të spekulojë nëse vrasja apo vdekja e pretenduar e Prigozhin në një aksident avioni do të ketë ndonjë pasojë specifike mbi Wagnerin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit