Pasditen e sotme është regjistruar një zjarr në një apartament në afërsi të kompleksit “Favina”.
Mësohet nga dëshmitarët të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes se banorët e apartamentit nuk kanë dalë ende nga banesa. Sipas tyre për shkak të tymit të mall ata janë bllokuar brenda në banesë.
Zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të nxjerrë banorët nga apartamenti si dhe fikjen totale të zjarrit.
Për sa i përket shkaqeve të rënies së zjarrit ende nuk ka një pistë të saktë.