-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritjes i erdhi fundi! Rama zgjidh “qesen” për 9 ish-të dënuar politikë

Kryesoret

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin financiar për ish-të dënuarit politik të regjimit komunist. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi se 9 subjekte janë përfituese të këtij dëmshpërblimi, 32 milionë lekë.

Sipas Manjës, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi, ndërkohë që dy subjekte të tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.

“Qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar për 9 subjekte përfituese ish të dënuarish politikë. Ky vendim është propozimi i Ministrisë së Drejtësisë. Ky është vendimi i 30 i qeverisë, për kompensimin e ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, për të garantuar të drejtat e tyre.

Nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.

Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar masën e kompensimit financiar dhe subjektet përfituese sipas masës së vlerësimit.

Gjithashtu është diskutuar edhe problematika e trajtimit të disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist, të cilat janë çuar në ministrinë  e drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji.

Kemi rënë dakord që në bashkëpunim më Ministrinë e Financave të bëhet një përllogaritje se sa është kostoja e  buxhetit të shtetit në lidhje më këtë çështje”, tha Manja.

Qeveria kthehet nga pushimet! Merr tre vendime, krijohen nuklat e inovacionit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit