-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëllohen me armë zjarri tre mysafirët në Prishtinë

Kryesoret

Tre britanikë kanë raportuar në policinë e Kosovës se persona të panjohur nga një makinë në lëvizje kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre në Prishtinë.

Sipas policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:50 në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, në Prishtinë.

Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave njëri prej britanikëve është plagosur dhe ka marrë trajtimin e specializuar në spital.

“Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore,” thuhet në raportin e policisë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,” njofton policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit