Dy raste të shfrytëzimit të hapësirave për parkime pa pagesë, janë zbuluar në dy lagje të Durrësit, ku një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim.
Konkretisht 32-vjeçari me inicialet S. H., banues në Durrës, u arrestua pasi një qytetar ka kallëzuar se ai përvetësonte para, për një hapësirë në lagjen nr. 1, të destinuar nga bashkia, si vend parkim pa pagesë.
Ndërsa për një 54-vjeçar me inicialet N. P., po në Durrës, nisi procedimi në gjendje të lirë pasi u konstatua se ky shtetas përvetësonte para, për një hapësirë në lagjen nr. 4, të destinuar nga bashkia, si vend parkim pa pagesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.