“Sterilizimi është një nga kontratat dhe më të bukura që kemi bërë”. Kështu u shpreh Edi Rama për kontratën e koncesionit që ka çuar pas hekurave një ish-zv/ ministër dhe biznesmenin që e fitoi. Më tej, kreu i qeverisë, tha se zyrtarët që kanë hyrë në gjynah duhet ta paguajnë. Në fund e mbylli duke “larë duart” sërish me shprehjen “përgjegjësia është individuale”.
“Edhe njëherë 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do i mbështesja këto PPP, që kemi bërë. Veprat janë ato që mbeten. Sigurisht, problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, jo ata që nuk janë gjë në dorë.
Unë e kam ditur kjo që vjen, nuk e kam ditur kujt do i ndodhë, por e kam ditur këtë që vjen. Shumë socialistë të korruptuar? Socialistët janë një milion. Njerëzit që janë të implikuar janë shumë më pak sesa socialistët dhe janë asgjë në raport me këtë, fuqinë e PS-së. Sterilizimi është një nga kontratat dhe më të bukura që kemi bërë. Kam marrë mesazhe pafund nga mjekë, profesorë.
Ishin të shqetësuar që mos kontrata do të sekuestrohej. Me atë kontratë ne kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare. Nëse në procesin e asaj kontrate, individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe atdheun do të paguajnë. Këtu nuk ka asgjë përveç përgjegjësisë individuale” e mbylli Rama.