Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në Itali ku ngeli viktimë një 36-vjeçar shqiptar.
Për shkak të aksidentit të rëndë mbeti i vdekur Armando Kola. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia.
Mësohet se viktima ishte duke u kthyer nga puna me motor kur u përplas me një fuoristradë tip “Suzuki Vitara”. Përplasja ka qenë fatale për 36-vjeçarin nga Shkodra pasi humbi jetën në vend.
Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës nuk ka marrë asnjë plagë vetëm ka mbetur i tronditur nga ngjarja.
Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.