Edhe ditën e sotme monedhat e huaja vijuan që të kenë një rritje të ndjeshme në tregun e këmbimit valutor në vend.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë Euro këmbehet me 110.58 Lekë. Rritje po njeh edhe Paundi që arriti në 128.98. Gjithashtu Dollari nuk po ndalet.
Sot u këmbye me 102.44 Lekë. Me ardhjen drejt fundit të sezonit turistik veror dhe largimin e turistëve Euro po shkon drejt nivelit para zgjedhjeve dhe sezonit turistik.