-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e kreut të Wagner, a do të marrë pjesë në varrim Putin?

Kryesoret

Vdekja e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin ka hapur shumë dilema nëse ai me të vërtetë ishte pjesë e bordit të avionit i cili u rrëzua.

Ndërsa nga Wagner është konfirmua vdekja e tij zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mbajtur të premten një konferencë për media lidhur me rrëzimin e aeroplanit.

Peskov nuk u përgjigj nëse Moska e kishte konfirmuar se Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

Në vend të kësaj, ai përsëriti se rezultatet e një hetimi do të publikohen sapo të jenë gati.

Vendet perëndimore thonë se ende nuk ka prova të sakta nëse Prigozhin me të vërtet ka vdekur.

Peskov tha gjithashtu se është e pamundur të dihet nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, sepse ai ka një agjendë shumë të ngarkuar.

Të mërkurën, Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë në bord humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit