-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Autobusi plot me turistë të helmuar, çfarë ndodhi sot në turin Karaburun-Sazan?

Kryesoret

Pasditen e sotme mësohet se janë paraqitur rreth 50 turistë në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi.

Dyshohet se ata janë helmuar nga ushqimet që kanë konsumuar gjatë turit me një anije turistike.

Turistët ishin me guidë turistike duke bërë turin Karaburun-Sazan. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa raportohet se 50 turistët janë dërguar në spital me autobusin me të cilin udhëtonin në tur.

Helmohen 20 turistë në Vlorë, përfundojnë në spital

Nga 50 turistët mësohet se pjesa më e madhe e tyre janë polakë të moshës 15 vjeç. Ata janë paraqitur me simptoma si dhimbje bark, të vjella dhe marrje mendsh.

Nuk dihet me saktësi se ku janë helmuar nga ushqimet që mund të kenë konsumuar në anijen që po kryenin turin apo nëse janë ndaluar për të ngrënën në ndonjë restorant.

Gjithashtu dyshohet se ata kanë pasur edhe ushqime të paketuara të marra nga hoteli ku qëndronin.

Deri më tani janë hapur këto pista po akoma nuk ka një reagim të saktë nga policia.

FOTO nga vendi i ngjarjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit