Mbrëmjen e sotme janë paraqitur rreth 50 turistë në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi.
Mes të helmuarve kanë qenë edhe 20 fëmijë të moshës 14 dhe 15-vjeçare kryesisht polakë.
Ata kishin udhëtuar nga Shkodra drejt Karaburunit ku kishin nisur turin drejt Sazanit me anije.
Nga Shkodra drejt Karaburunit, si u helmuan 20 fëmijët polakë?
Pas udhëtimit ata kanë shfaqur probleme shëndetësore si vjellje, dhimbje barku dhe marrje mendsh.
Në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i policisë ku thuhet se të helmuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
41 turistët polakë janë paraqitur në spital rreth orës 20:10 me simptoma helmimi nga ushqimi të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
FOTO/ Autobusi plot me turistë të helmuar, çfarë ndodhi sot në turin Karaburun-Sazan?
Nga verifikimet paraprake rezulton se turistët gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë me anije turistike, në ishullin e Sazanit.
Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.