Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë ku është arrestuar një 40-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave greke 40-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe është lënë paraburgim pasi akuzohet se ka kryer veprime të pahijshme kundrejt një 6-vjeçari.
Ka qenë fëmija i cili i ka treguar nënës së tij se autori e ka prekur tek organi gjenital. Menjëherë nëna e 6-vjeçarit ka denoncuar rastin dhe shqiptari është arrestuar.
Ai i ka mohuar akuzat por gjykata vendosi ta linte në paraburgim deri sa të gjenden provat për t’a gjykuar.