-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani pret që Ukraina të marrë vendimin “e guximshëm” për Kosovën

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret që Ukraina ta marrë një vendim “të guximshëm” për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, gjatë një fjalimi në rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në Prishtinë të premten vonë.

Duke folur në këtë ngjarje, të organizuar më 25 gusht nga ambasadat e huaja në Prishtinë për shënimin e përvjetorit të 32-të të pavarësisë së Ukrainës, Osmani tha se mbështetja e Kosovës për Ukrainën “është parimore dhe orientohet nga vlerat e rrënjosura thellë në themelet e shtetit tonë sovran”.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në shkurt 2008.

“Presim që Ukraina do ta kthejë mbështetjen kah Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka përafruar popujt tanë dhe tashmë është koha për vendime të guximshme për themelimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Osmani.

Ukraina e shënoi dje 32-vjetorin e Pavarësisë, midis luftës agresore të pushtuesit rus, të cilën Moska e nisi në shkurt 2022. Si pasojë e luftës në Ukrainë kanë vdekur mijëra persona, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.

Kosova i ka strehuar dhjetëra gazetarë ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Osmani tha, po ashtu, se “Kosova, fatkeqësisht, është shfrytëzuar shpesh nga narrativi i lidershipin rus për ta arsyetuar sulmin e tyre për luftën në Ukrainë.”/REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit