-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Asnjë shqetësim për TIMS-in! S’e kuptoj pse reagoi SHBA

Kryesoret

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi sot se sistemi TIMS në policinë e shtetit nuk ka asnjë problem. Tha se ka pasur një problem teknik për të cilin është bërë hetimi nën monitorim dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Më tej, u shpreh se nuk e kupton deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA-së në Tiranë për këtë çështje.

Për këtë të dytën, nuk asnjë arsye për t’u shqetësuar. Është e gjitha një histori, e nxjerrë dhe manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin mbi ato të dhëna në polici. Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe nuk ka asnjë shqetësim. Nuk kemi ambasador amerikan për momentin, nuk jam në dijeni të kësaj.

Nuk e kuptoj pse i dërguari me punë ka bërë këtë deklaratë. Ajo ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur. Nuk ka pasur as mundësi të ndodhë. Është një problem teknik i brendshëm, ata kanë punën e tyre, janë të monitoruar dhe hetimi është bërë” tha ai.

Por çfarë komenti ka Edi Rama zyrtarët e lartë të policisë, si në rastin e Oltion Bistrit, që arrestua për dekonspirim? “Ju kërkoni që të dalë uji i zi, apo të mos dalë uji i zi? Ju keni hallin tim kur del uji i zi, që të mos mërzitem unë?

Kur unë gëzohem, ju çfarë problemi keni? Pse t’u desh, kjo gjë ty që edhe në polici ka elementë që janë pjesë e ujit të zi? Prite këtë? Nuk e dije? Ka, luftohet përditë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit